Në Komunën e Malishevës, vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj COVID-19

Këshilli komunal në Malishevë për menaxhimin dhe zbatimin e masave parandaluese për tu mbrojtur nga COVID-19, e ka mbajtur takimin e radhës ku është raportuar për zbatimin e tyre, si dhe për situatën aktuale. Bazuar në raportet e sektorëve përgjegjës, në Komunën e Malishevës, ende nuk ka raste të infektimit me COVID-19. Po ashtu, sipas inspektoratit komunal, janë duke u kontrolluar të gjitha lokalet, për zbatimin e urdhëresës për ndalimin e punës së restoranteve, kafiterive dhe të aktiviteteve tjera, përjashtuar barnatoret dhe marketet e dyqanet që shesin gjëra ushqimore. Luten qytetarët që të zbatojnë të gjitha udhëzimet e dhëna, pasi me zbatimin e tyre edhe parandalohet apo zvogëlohet mundësia e prekjes nga virusi COVID-19. Po ashtu, njoftohen të gjithë qytetarët se ekipet shëndetësore në QKMF janë duke punuar me orar të plotë, si dhe ekipi mobil për ofrimin e kontrollit për rastet e dyshuara është në dispozicion, nëse kjo ju kërkohet. Luten qytetarët që të mos bëjnë panik, por thjesht të bëjnë kujdes dhe t’iu përmbahen udhëzimeve të dhëna. Marketet janë të furnizuara mirë me gjëra ushqimore dhe do të jenë të hapura me orar të plotë të punës, prandaj nuk ka nevojë që qytetarët të shqetësohen për furnizime. Të gjithë ata që mund të dyshojnë se mund të jenë prekur me COVID-19, të lajmërohen në numrin e telefonit 038 200 80 800.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …