leoni

500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave

Kryetari i Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se Inspektoriati Komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit të këtij rasti ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi. “Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave”, është shprehur Kreu i Komunës së Skenderajt. Kryetari Jashari, ka kërkuar nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …