Klinika Infektive

Gjendja e të infektuarve me virusin KOVID-19 është e qëndrueshme

Duke folur për gjendjen shëndetësore të dy pacientëve të infektuar me virusin KOVID-19, infektologu, Valbon Krasniqi ka thënë se gjendja e tyre është stabile dhe nuk ka shenja të përkeqësimit. Ai ka shtuar më tutje se janë bërë edhe teste të disa personave tjerë të dyshuar por për rezultatet e testeve do bëhen të ditura sot gjatë ditës. Të përkujtojmë se evidentimi i dy rasteve në vendin tonë është bërë dje pasdite. Njoftohet se ditë më parë, 77 vjeçari ka ardhë nga Italia në Kosovë ndërsa rasti tjetër është i një 20 vjeçare italiane e cila gjithashtu ditë më parë ka ardhur nga vendi Italia në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …