Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për mos shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Besjanës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për mos shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Besjanës. Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se ka komunikuar me të gjithë institucionet relevante, Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës, Presidencën dhe përfaqësues të Qeverisë. Nga Instituti nuk ka ndryshim të rekomandimeve që na janë dërguar ditë më parë dhe ne do të vazhdojmë sipas planit operancional. Ne mbështetemi në rekomandimet e tyre dhe nuk ka të bëjë me përgjegjësi tonë nëse ndodh diçka. Deri në momentin kur kemi ndonjë rekomandim tjetër nuk do të ndryshohet, ka theksuar kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …