Në komunën e Rahovecit mbahet takimi i katërt i këshillit publiko-privat

Sot, kryetari Latifi bashkë me z. Ramadan Klisurica, zëvendësdrejtor i Projektit për Qeverisjen e Pronës, mbajtën takimin e  4 të Këshillit Publiko-Privat. Ky Këshill ka për qëllim që të përmirësojë kornizën ligjore dhe rregullatore në fushën e të drejtës së pronës, për të nxitur investimet në komunën tonë. Gjithashtu, Këshilli e lehtëson dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga Komuna e Rahovecit ose nga sektori privat. Në këtë takim u diskutuan këto çështje:

Kontributi i bizneseve në zhvillimin ekonomik lokal në Komunën e Rahovecit dhe mundësitë e bashkëpunimit;

Dialogu publiko-privat: sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me pronën komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra;

Prezantimi i Listës së Pronave Komunale për Dhënie dhe Këmbim 2024 dhe nevojat e sektorit privat për shfrytëzimin e pronës komunale.

Kështu, do të vazhdoj partneriteti serioz me sektorin privat, në përkrahjen dhe  mundësi e lehtësira, kornizë ligjore sa më të përshtatshme dhe mjedis miqësor për më shumë arritje në zhvillimin ekonomik,  punësimin e të rinjve dhe rritjes së mirëqenies së përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …