Nënshkruhen kontrata për mbështetjen e rinisë së komunës së Rahovecit

Sot, 13 të rinj të komunës së Rahovecit nënshkruan kontratat me komunën, si përfitues nga skema e granteve që bashkëfinancohet nga Komuna e Rahovecit me 15% dhe Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL) me 85%. Shuma e përgjithshme që të rinjtë përfitojnë nga kjo skemë, është 103.750 euro. Organizata CDF ishte një partnere e dobishme në këtë projekt, duke organizuar trajnime dhe menaxhuar procesin e aplikimeve dhe bërë vlerësimin e projekteve konkurruese. Projekte të ngjashme që mbështesin talentet dhe prirjet e tyre në inovacion, biznes, kulturë, art e sport nuk do të mungojnë asnjëherë në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …