Në Komunën e Rahovecit nisin aktivitetet për shënimin e “Javës Evropiane të Sportit” 

Në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit”, komuna e Rahovecit ka planifikuar organizimin e disa aktiviteteve të cilat zyrtarisht kanë nisur të enjten në parkun e qytetit në Rahovec. Në ceremoninë e nisjes së aktiviteteve i pranishëm ishte kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtor të drejtorive komunale, vullnetar të Qendrës Rinore SHL-Kosova dhe nxënës të shkollave të komunës. Në fjalën hapëse kryetari i komunës, Smajl Latifi u shpreh se në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje, që të ofrojmë kushte sa më të mira në infrastrukturën sportive që në të ardhmen ju sportdashës, aktivitetet tuaja ti zhvilloni në kushte dhe standarde të larta. Ndërsa, Bjondina Kleqka drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka thënë se aktivitetet në kuadër të  “Javës Evropiane të Sportit”, në komunën e Rahovecit janë duke u realizuar në bashkëpunim në mes të DKRS-së me Ministrinë e Kulturës, Rinis dhe Sportit, po ashtu në mbështetje edhe të kryetarit të komunës, Smajl Latifi. Në ditën e parë janë organizuar këto aktivitete: Prezantimi i përvojave dhe arritjeve në garat e vrapimit nga Dr. Skender Gashi, Prezantimi i sukseseve të Klubit të Shahut “Gani Daka” -Rahovec nga Sabahudin Kollari, Adresimi i pedagogëve nga Shoqata e pedagogëve të kulturës fizike (Ligjëratë), Gara me karrocë, nga persona me nevoja të veçanta dhe Demonstrimi i peshkimit (Shoqata e peshkatarëve). Aktivitetet organizohen nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit dhe do të zgjasin dy ditë 27-28 Shtator 2018. Kjo është agjenda e ditës së dytë e aktiviteteve:

28.09.2018 Ora 11:00

Futboll-Policia e Kosovës dhe drejtorët e Administratës të Komunës së Rahovecit

-Veteranët e luftës  dhe Veteranët e futbollit (stadiumi i qytetit)

Basketboll -Demonstrim nga Klubi i Basketbollit “Rahoveci”.

Ora 12:00

-Demonstrim i ecjes së shpejtë, me fëmijë me nevoja të veçanta nga Arbnora Sokoli

-Prezantimi i shkathtësive sportive nga sportistët e rinj

-Lojëra popullore – tërheqje litari, lojëra me thasë etj.-Shoqata e Pedagogëve të k.f vs Shkolla e            Ulët e muzikës “Faik Sylka”.  (Përfshihen edhe fëmijët me nevoja të veçanta).

-Lojëra të ndryshme në mes të nxënësve të shkollave në Rahovec: lojëra të tjera gjimnastikë  dhe atletikë (hedhjet). Kros.

Ora 14:00

–  Mbyllja e Javës Evropiane të Sportit dhe ndarja e mirënjohjeve e falënderimeve nga ana e  DKRS-së për pjesëmarrësit dhe kontributdhënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …