Në komunën e Rahovecit u organizua Krosi Vjeshtor

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe SHL-Kosova kanë organizuar Kros Vjeshtor, pjesëmarrës në Kros ishin zyrtar të shumët të Qeverisë Komunale në Rahovec, Policisë së Kosovës dhe nxënës të shkollave. Gara e vrapimit është zhvilluar në mes të nxënësve të Shkollave, si dhe në mes punëtorëve nga institucione të komunës së Rahovecit. Krosi Vjeshtor ka nisur nga Parku i Qytetit dhe ka përfunduar te Bodrumi i Vjetër, në qytetin e Rahovecit. Bjondina Kleqka, drejtoresh e DKRS-së e cila ishte pjesë e Krosit ka falënderuar Shl-Kosova për punën aktive dhe për këto aktivitete sportive, njëkohësisht atraktive, të cilët i kanë munguar komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …