leoni

U inaugurua projekti SATOYAMA në Mushtisht të Suharekës

Në Mushtisht të Suharekës me një ceremoni rasti u bë inaugurimi i projektit SATOYAMA, projekt ky i përbashkët i Komunës së Suharekës, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).  Përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Valon Maliqi, Këshilltar Politik i ministrit dhe Ismail Hetemaj, Udhëheqës i Divizionit të mbrojtjes në natyrë  në MMPH dhe ata të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Takashi Hibino dhe Takahiko Makino,  fillimisht janë pritur në Zyrën e kryetarit Muharremaj, ku  janë njoftuar me punët që janë kryer deri tash në Komunë dhe me planet që ka Komuna për të ardhmen, kurse më pas kanë dal në teren për të vizituar disa nga Projektet që janë në realizim e sipër si Tregu ditor, rregullimi i parkut të qytetit, Shtigjet e ecjes etj. Ndërsa në fshatin Mushtisht është prerë shiriti për Projektin e realizuar të SATOYAMA – Promovimi i Iniciativës Satoyama për Ruajtjen e Biodiversitetit dhe Zhvillimin Rural nëpërmjet Menaxhimit të Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore.  Ky projekt  përfshin:  1) potencialin e madh për zhvillim ekonomik rural në rajon; dhe 2) rritjen për shkatërrimin e sistemit natyror të zonës, i cili duhet të mbrohet dhe të përdoret me mençuri. Ndërsa palët e përfshira në projekt janë: (qytetarët, sektorët privatë, shoqëria civile, Komuna, etj.), e punët që janë kryer me këtë projekt janë: ndërtimet  për ruajtjen e burimeve dhe zhvillimin e zonës: si rehabilitimi i burimeve ujore në fshatrat Delloc dhe Gradac si dhe vendosja e tabelave informative turistike dhe shenjave të rrugës, vendosja e shportave të mbeturinave dhe vendosja e dritave solare rrugore në zonë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …