Pastrohet përroska në qytetin e Malishevës

Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, është zhvilluar aktiviteti i pastrimit të përroskës, apo degës së lumit Mirusha, që kalon nëpër qytetin e Malishevës. Ky aksion është organizuar në bashkëpunim mes koordinatores së aksionit për Malishevë, Saranda Dobruna, koordinatorit të caktuar nga komuna, Naser Morina, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kompanisë për grumbullimin e mbeturinave, “Eko Regjioni” njësia në Malishevë. Punëtorët e njësisë së “Eko Regjionit” në Malishevë, kanë bërë pastrimin, përkatësisht largimin e mbeturinave nga shtrati i kësaj dege të lumit Mirusha, e që kalon nëpër qytet, duke i larguar të gjitha mbeturinat. Me këtë rast, koordinatorët e këtij aksioni, kanë apeluar tek qytetarët, që ta ruajnë ambientin dhe mos ti gjuajnë mbeturinat në hapësira publike. Kjo përroskë kalon në afërsi të stacionit të autobusëve dhe disa lokaleve tjera, ku numri i qytetarëve që frekuentojnë në këtë pjesë është jashtëzakonisht i madh, sidomos nga nxënësit e shkollave të mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …