“Siguria në Trafik”, projekt që po realizohet nga Policia e Deçanit

T’i mësosh fëmijët në trafik është kjo një punë jashtëzakonisht e rëndësishme. Është ky një projekt nga Polica në Bashkësi në Deçani, projekt i cili ka nisur nga data 15 Tetor në disa shkolla të komunës së Deçanit, apo më saktësisht në shkollat me numër më të madh të nxënësve dhe që janë buzë rrugëve kryesore. Implementimi i projektit “Siguria në Trafik”, që përfshinë ligjërata teori dhe praktikë nëpër këto shkolla është duke u implementuar nga Lan Pepaj dhe Burbuqe Kukleci. Projekti ka nisë më datë 15.10.2018 në  SH.F “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, në këto ligjërata pjesëmarrës ishin 90 nxënës. Me datën 16.10.2018 në SH.F “Bajram Curri” në fshatin Strellc i Epërm, në këtë ligjëratë  pjesëmarrës ishin 60 nxënës të ciklit  të ulët. Me datën 17.10.2018  në SH.F “Isa Boletini” Në fshatin Isniq, në këtë ligjërata pjesëmarrës ishin 70 nxënës te ciklit të ulet. Me datën 18.10.2018 në  SH.F “Rexhep Kadrijaj” në fshatin Restavicë, në këtë ligjërata pjesëmarrës ishin 60 nxënës te ciklit ulet. Ligjëratat janë vlerësuar nga organet e arsimit si ato komunal përfshirë  DKA-në dhe Drejtorët e shkollave dhe komuniteti në përgjithësi si nevojë për vetëdijesim të fëmijëve gjatë lëvizjes së tyre drejt shkollës dhe anasjelltas meqë ata do të frekuentojnë nëpër rrugët automobilistike si dhe do të kalojnë udhëkryqe të ndryshme e që këto ligjërata do të ndikojnë në vetëdijesimin e tyre që të jenë të  vetëdijshëm për rregullat e lëvizjes në komunikacion. Ky projekt do të vazhdoi edhe në shkolla tjera të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …