Brickos

Në komunën e Skenderaj kanë nisur të realizohen projekte të reja  

Kanë nisur projekte të reja të realizohen në komunën e Skenderaj, në vazhdën e shumë të tjerave, një ndër to është edhe në Llaushë ku ka filluar puna e ndërtimit të urës në lagjen Shatrolli, një kërkesë e kamotshme e banorëve vendës, për realizimin e këtij projekti. Kurse në anën tjetër, ka nisur shtresa e asfaltimit të rrugës te Gofilet, si dhe sanimi i segmenteve të dëmtuara rrugore. Për të parë nga afër ecurinë e projekteve, sot vend-punishtet i kanë vizituar kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj. Në komunën e Skenderajt po zhvillohet një numër i madh i projekteve, të cilat kanë qenë premtime të Qeverisjes Nura, që është zotuar të punojë duke i shërbyer interesit qytetarë.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …