Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Senatin Amerikan, senatorin Ron Johnson me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon, me theks të veçantë për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Senatori Johnson tha se SHBA-të janë gjithmonë përkrah Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euro atlantike. “Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia ti kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme. Rasti i Maqedonisë dhe Greqisë është shembull që duhet ndjekur se kur ka vullnet politik mund të arrihet marrëveshje përfundimtare”, tha Senatori Johnson. Nga ana e tij, kryeparlamentari Veseli falënderoi Senatorin Johnson për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Kosovës. “Republika e Kosovës dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të obligueshme për njohjen reciproke. Ky është opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon. Pavarësisht dallimeve të brendshme, nërapprt me dialogun, Republika e Kosovës është e gatshme për fazën finale të dialogut”, ka thënë Veseli

Në komunën e Skenderajt fillojnë aktivitetet për nder të diasporës, me moton “60 ditë – 60 aktivitete”

Komuna e Skenderajt në mbrëmjen e hënës ka nis aktivitetet për nder të diasporës, me moton “60 ditë – 60 aktivitete”. Kryetari i kësaj komune Bekim Jashari me këtë rast para shumë qytetarëve nga mërgata, ka mbajtur një fjalim rasti, ku tha tha se do të krijojnë kushte sa më të mira për diasporën, ngase kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm për vendin. Jashari: Liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk mund të arrihej pa përkrahjen tuaj. “Mirë se keni ardhur në vendlindje, në shtetin për të cilin kontribuat e sakrifikuat me dekada, në kohë lufte e paqe. Sot jemi mbledhur në hapjen zyrtare të këtij projekti që ka për synim krijimin e kushteve, që të rinjtë tanë dhe diaspora jonë të argëtohet gjatë këtyre dy muajve. E dashur diasporë, ju keni dhënë dhe po jepni vazhdimisht kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies në vend. Liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk mund të arrihej pa përkrahjen tuaj”, ka thënë Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …