Në komunën e Skenderajt ka filluar shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në komunën e Skenderajt ka filluar shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nderim të sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë të rënëve me 5, 6 dhe 7 mars 1998. Ndër aktivitetet e para është turniri në ping-pong, ku kanë marrë pjesë ekipe nga mbarë Kosova, duke e nderuar kështu figurën e komandantit Adem Jashari, në përvjetorin e luftës së Jasharëve. Ndërkaq, organizuar nga auto-klubi nga Skenderaj “Off Road Drenica”, është mbajtur ‘meeting-u” i dhjetëra klubeve nga Kosova dhe më gjerë, me pjesëmarrje të mbi 140 automjeteve (xhipa), në aktivitetin e tyre rekreativ në nderim të Epopesë së UÇK-së. Në 26 vjetorin e luftës së Adem Jasharit, komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të mbahen edhe ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në tryezën me temë “Të gjeturat e Avokatit të Popullit nga tryezat e mbajtura në disa nga komunat e Kosovës.”

Me ftesë të Avokatit të Popullit, z. Naim Qelaj, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. …