Në kuadër të aktiviteteve për “Epopenë e UÇK-së”, në Klinë Homazhe nderimi për dëshmorët dhe martirët e kombit

Me rastin e 20- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, që i kushtohet rënies heroike të komandant Adem Jasharit dhe familjes së tij, zyrtarë të Komunës së Klinës, përfaqësues të Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, ushtarakë të FSK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë homazhe nderimi të shtatorja e Komandant Mujë Krasniqit, varrezat e dëshmorëve te “Kodra e Kuqe” dhe lapidari i martirëve të kombit të kësaj komunë. “Me aktin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Sot mbarë shqiptarët përkulen me nderimin më të madh para veprës së kryeheroit të kombit, komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij. Lavdi e nderë të gjithë atyre që ranë për lirinë e këtij vendi”, ka thënë me këtë rast, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …