Bllokohet rruga Pejë - Kullë - Rozhajë si pasojë e këtyre reshjeve të fundit të shiut

Ministria e Infrastrukturës inspektoi segmentet rrugore me rrëshqitje të dheut

Zëvendës-ministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu dhe Inspektorati i Ministrisë, inspektuan sot disa prej segmenteve rrugore në të cilat ka pasur shembje të dheut, si pasojë e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shumta të shiut ditëve të kaluara. Destinacioni i parë i inspektimit qe tuneli i rrugës M2 në Mitrovicë. Aty zv\ministër Kadriu dhe Inspektorati i Ministrisë, së bashku me Menaxherin Rajonal të Mitrovicës Agron Beshiri, u njoftuan për së afërmi me gjendjen në të cilën ndodhet ky tunel dhe dëmet që kanë shkaktuar reshjet e shiut ditën e djeshme. Duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për gjendjen e cila është krijuar, zv.ministri Kadriu tha se Ministria e Infrastrukturës do të marrë masat e duhura këtyre ditëve, në mënyrë që të sigurohet sa më parë infrastruktura rrugore në këtë pjesë.

“Sot jemi në inspektim të tunelit në rrugën M2 Mitrovicë-Qabër, bashkë me Inspektoratin e Ministrisë dhe me Menaxherin e Rajonit të Mitrovicës, që të shohim gjendjen se çfarë ka ndodhur dje dhe se çfarë duhet të bëjmë ne, duke pasur parasysh që për dy vite rrresht, në qeverisjen e kaluar, është bërë një kërkesë për rikonstruktimin e këtij tuneli dhe nuk janë marrë masat e duhura. Na vjen mirë që dje nuk ka ndodhur ndonjë aksident me pasoja fatale për qytetarët, pasi ka rrëshqitur kurora e hyrjes së këtij tuneli. Atëherë, masat të cilat do t’i marrim shpejtë, brenda këtyre dy-tri ditëve, do ta sigurojnë vendin aty ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Mirëpo, ne jemi edhe në përgatitje të projektit zbatues. Kemi marrë masat si Ministri e Infrastrukturës që shpejtë, brenda dy ditëve, të mbyllet çështja e projektit zbatues dhe që nga java e ardhshme t’i shpallim proceduart e tenderimit për rikonstruktimin e kësaj situate, e cila nuk është e mirë, sepse realisht, për 17 vite, nuk është investuar asnjëherë në sanimin e kësaj gjendjeje, me gjithë ato kërkesa të cilat janë bërë më herët.”, deklaroi zv\ministri Kadriu.

Kadriu gjithashtu përmendi problemet me të cilat përballet ky tunel dhe zgjidhjet që do të përfshihen në projektin për rikonstruktim, si: pastrimi i strukturës së betonit, mbushja e pjesëve të betonit, hidroizolimi dhe hudhja e pllakës së re të tunelit.

Zv\ministër Rexhep Kadriu së bashku me Inspektoratin e Ministrisë , inspektuan edhe rrugën pranë liqenit të Ujmanit në Zubin Potok, përkatësisht në veri të vendit, rrugë kjo e cila u përball me shembje të dheut nga moti jo i favorshëm atmosferik. Kadriu deklaroi se do të merren masat e duhura për siguri në komunikacion dhe që situatat emergjente si kjo, do të menaxhohen sa më shpejtë që është e mundur. Kadriu tha:  “Duke marrë informacione para disa dite nga Menaxheri i Rajonit të Mitrovicës, ne pikërisht për shkak të shembjes së këtij segmenti rrugor, jemi në komunën e Zubin Potokut, më saktësisht pranë liqenit të Ujmanit, sepse ne i menaxhojmë të gjitha rrugët edhe në veri të Mitrovicës. Kompania është e kontarktuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe ne kemi dalë që t’i marrim masat për siguri në komunikacion. Edhe pse shenjat e komunikacionit janë të vendosura të gjitha, ne dhamë sygjerimet tona, i dhamë urdhër kompanisë që, menjëherë nga dita e nesërme, t’i fillojë punimet, të hudhet zhavor i mjaftueshëm deri në zgjidhjen përfundimtare. Diku deri në gjysmën e Prillit,  ne do ta sanojmë tamam ashtu siq duhet këtë pjesë, sepse duhet të vendoset një mur mbrojtës i betonit pasi që është i domosdoshëm për shkak të rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut”.

Duke qenë se siguria dhe menaxhimi i rrugëve janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, inspektimet e ditës së sotme treguan që Ministria e Infrastrukturës do të jetë çdoherë e gatshme konform problemeve. Qeveria Haradinaj dhe Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga ministri Pal Lekaj, i trajton të gjitha rajonet njëjtë dhe si një territor të vetëm. Këtë e dëshmon më së miri edhe fakti që zv\ministër Rexhep Kadriu, e vizitoi sot edhe rrugën që ka rrëshqitur në veri të vendit. Kjo është hera e parë që rrugët në veri të vendit vizitohen nga Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …