Në kujtim të të rënëve të masakrës së Burimit, u zhvillua aksion për dhurimin e gjakut

Në kujtim të të rënëve në masakrën më të madhe në Malishevë, Masakrës së Burimit dhe shënimit të përvjetorit të kësaj masakre, me moton ” Dje u derdh gjaku për liri, sot dhurojmë gjak për bamirësi”, nga fshati dhe xhamia në Dragobil, në bashkëpunim me Entin për Transfuzionin e Gjakut, është zhvilluar një aksion për dhënien vullnetare të gjakut. Dhuruesit vullnetarë të gjakut, i ka falënderuar edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj. Aksioni është pritur shumë mirë nga qytetarët, të cilët u paraqitën vullnetarisht për të dhënë gjak, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve të cilët shërohen në spitalet tona. Sipas organizatorëve, të këtij aksioni human, ky organizim synon të bëhet tradicional dhe do të mbahet çdo vit, të premteve të fundit të muajit mars. Aksioni është përkrahur edhe nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka përshëndetur dhuruesit vullnetar të gjakut dhe i ka falënderuar për aktin e tyre human. Aksioni, po ashtu është përkrahur edhe nga Bashkësia Islame në Malishevë, ku kreu i saj mulla Xhevat Kryeziu, dhe imami i xhamisë në Dragobil, mulla Sead Paçarizi, gjithashtu i kanë falënderuar të gjithë vullnetarët, dhurues të gjakut.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …