Në listën e zyrtarëve të sanksionuar nga Amerika, përveç Milorad Dodikut, janë shtuar edhe Fadil Novaliç dhe Slobodan Stanoviç

Në listën e zyrtarëve të sanksionuar nga Amerika, përveç Milorad Dodikut, janë shtuar edhe Fadil Novaliç dhe Slobodan Stanoviç

Në listën e zyrtarëve të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara janë shtuar edhe dy persona mjaft të rëndësishëm pas sanksionimit të presidentit Miloard Dodik.  Kryeministri i Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novaliç dhe Sllobodan Stanoviç një biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës janë sanksionuar nga SHBA. Më 3 tetor, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”. “Ne do të vazhdojmë të shenjestrojmë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson. Sipas njoftimit të DASH, kryeministri Fadil Novaliç, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …