Në Makërmal të Skenderajt nis ndërtimi i shkollës së re

Në Makërmal të Skenderajt ka nisur ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Elena Gjika” të këtij fshati. Më rastin e vënies së gurthemelit të shkollës së re Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka deklaruar se fëmijët e fshatrave Makërmal, Likoc i Ri dhe një pjesë e fëmijëve të fshatit Polluzhë, mësimet në të ardhmen do t’i ndjekin në një shkollë moderne dhe me standarde evropiane. Nënkryetari Nura i ka uruar për shkollën e re nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët e pranishëm në këtë ngjarje. Drejtoresha e shkollës Ardita Nura para të pranishmëve ka shpalosur një historik të shkollës me ç’rast edhe ka falënderuan Komunën e Skenderajt për nisjen e ndërtimit të shkollës. Ndërsa kryetari i fshatit Makërmal Xhevat Xhinofci ka përmendur disa projekte që janë realizuar në Makërmal me theks të veçantë ndërtimi i rrugës së fshatit dhe rrugëve të lagjeve të tij, si dhe rrjetin elektrik. Ai në emër të banorëve ka falënderuar Komunën e Skenderajt për nisjen e ndërtimit të shkollës së re, duke uruar me këtë rast nxënësit dhe mësimdhënësit. Gurthemelin e shkollës së re e kanë vënë Nënkryetari Fadil Nura, drejtoresha e shkollës Ardita Nura, kryetari i fshatit Makërmal Xhevat Xhinofci dhe të pranishëm të tjerë në këtë ngjarje. Objekti i ri i shkollës “Elena Gjika” në Makërmal do të ndërtohet me financim nga të hyrat vetanake të Komunës së Skenderajt. Kjo është shkolla e dytë, pas asaj në fshatin Ticë, që do të ndërtohet me financim nga buxheti vetanak i Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …