Mbahet aktiviteti “Bashkë për ambient të sigurt të pastër dhe tradicional”

Në Bulevardin “Ismajl Raka” është mbajtur aktiviteti “Bashkë për ambient të sigurt, të pastër dhe tradicional”. Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi, tha se sot po organizohet një aktivitet në Kaçanik më ndryshe se nga herat e tjera, ku përmes lojërave tradicionale që do të zhvillohen në këtë aktivitet, do të ruhet trashëgimia e pasur kulturore e shpirtërore, që të parët tanë, gjyshërit e stërgjyshërit e ndërtuan me shumë mund e dashuri. Takimin e përshëndeti edhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, Burim Ramadani, i cili tha se promovimi i vlerave tradicionale përmes aktiviteteve rinore dhe kategorive të ndryshme të shoqërisë synojnë të kultivojnë dashurinë dhe prosperitetin e të rinjve në Kosovë, duke shmangur ideologjitë ekstremiste dhe dukurive devijante. Në këtë aktivitet foli edhe Flakron Reka- nga OMM “ Gjethi”, i cili tha se me angazhimin e secilit, institucioneve, iniciativave te shoqërisë civile, familjes dhe qytetareve te vullnetit te mirë ne mund te ngrisim vetëdijen dhe nëpërmjet një bashkëpunimi te ngushte ne mund te përmirësojmë këtë gjendje dhe te rinjtë tonë te kenë një jetë normale si secili fëmijë në shoqëritë e civilizuara. Të rinjtë e Kaçanikut zhvilluar aktivitete kreative dhe tradicionale për të treguar gatishmërinë dhe angazhimin e tyre rinor kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Përmes lojërave tradicionale, vallëzimit dhe muzikës, të rinjtë e Kaçanikut janë bashkuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …