Në Malishevë nisi aktiviteti ‘Tetori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit’

‘ Bashkë kundër kancerit të gjirit’. Me këtë moto, sot nisi aktiviteti ‘Tetori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit” në komunën e Malishevëse ku  u shënua me simbolikën e ecjes këmbë që  nga Qendra e Mjekësisë Familjare, ‘Dr. Shpëtim Robaj’,  Bulevardit ‘Ibrahim Mazreku’ e deri të  objekti i komunës së Malishevës. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. ”Përkushtimi im si Kryetari i Komunës së Malishevës, për këtë aktivitetet që organizuam së bashku ne institucionet publike komunale, shëndetësore e arsimore dhe të shoqërisë civile, ju jam mirënjohës për këtë aktivitet i  cili ka të bëjnë me dërgjegjësim e sëmundjes së kancerit të gjirit,  që po prek çdo ditë e më tepër qytetarë pa dallim gjinish. Jam i shqetësuar dhe i preokupuar për shëndetin e qytetarëve, dhe po mobilizohem përditë e më mirë profesionalisht me potencialet tona  shëndetësore e civile që të  punojmë për informim e në veçanti për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe  të vetëdijesimit të qytetarëve për kontrollim  të kësaj sëmundje, që në paraqitjen e shenjave  të  para, prandaj, ne si institucione do të   gjejmë forma dhe mënyra për mbështetje institucionale dhe kjo  mbështetje nuk do të mungoi as edhe vetëm njëherë për pacientët e prekur nga kanceri i gjirit”.  Në këtë ecje simbolike ishin të pranishëm edhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, kryesuesi i Kuvendit, Argjent Thaçi, Vera Bytyçi, nga zyra për Barazi Gjinore, asamblistë komunal, drejtorë, kurse folës ishin, Dr. Afrim Krasniqi, Drejtor i QKMF-së, e  Dr. Ganimete Bytyçi. Në fund  ndanë edhe përvojat e tyre folëse të cilat   u sfiduan nga sëmundja e  kancerit të  gjirit.

May be an image of 2 people, people standing, crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …