leoni

Në Malishevë përurohet vepra ” Dora e Shpresës” Luljeta Telaku

Komuna e Malishevës vazhdoi aktivitetet për nder të festave të nëntorit, sot vazhdoi me përurimin e veprës ”Dora e Shpresës” e autores Luljeta Telaku. Të pranishëm në përurim ishin, shefja e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, Blertë Krasniqi, kryesuesi, Argjend Thaçi dhe drejtorët,  Fatmir Ademaj e Fitim Shala, ku ndër të tjera theksoi në fjalën e rastit ”Aktivitetet të tilla kulturore dëshmojnë që kemi vajza dhe djem që kujdesën për historinë tonë, ruajtjen e traditave dhe shënimin e festave tona kombëtare”. përfundoi Shala. Për veprën foli redaktori, Dan Ibrahimi, ”Ku e vlerësoi shumëllojshmërinë e figurative të veprës, narrativen e kompozicionit të ndërtuar mjeshtërisht, porosinë e veçantë për dëshmorët e luftës së UÇK-së që dhanë jetën, që sot Kosova të jetë e lirë e poetët t’u këndojnë, kurse fëmijët të rritën me vargun dhe gjakun e tyre e dashurinë për atdheun- Shqipërinë”. Veprën e mundësoi për botim Komuna e Malishevë.

 

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …