Në Malishevë u mbajt tryeza: “Histori suksesi dhe fuqizimi”

Fillimisht, zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, i njoftoi të pranishmet me punën dhe aktivitetet e zyrës, të cilat kryesisht ndërlidhen me promovimin e barazisë gjinore.

Në këtë tryezë morën pjesë: drejtoresha e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, Rrezartë Mazreku-Kastrati, dr. Ganimete Bytyçi, Feride Hoxha, Hidajete Mazreku, Hyra Mazreku dhe Fatime Limaj, të cilat ndanë histori suksesi dhe modele pozitive që nxisin bashkëpunimin ndërsektorial dhe zhvillimin e qëndrueshëm në jetën shoqërore dhe politike.

Tryeza u organizua nga zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi. Debati i zhvilluar mes grave të suksesshme shpërfaqi përvojat dhe historitë e tyre të suksesshme, duke përfshirë gra nga fusha të ndryshme si: arsimi, shëndetësia, politika, sektori i OJQ-ve dhe biznesi, me qëllim ndarjen e përvojave frymëzuese dhe nxitjen e fuqizimit individual dhe kolektiv në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …