Në Maqedoni, ka përfunduar fushata për zgjedhjet presidenciale e nga mesnata, ka nisur heshtja zgjedhore

Në Maqedoni, ka përfunduar fushata për zgjedhjet presidenciale e nga mesnata, ka nisur heshtja zgjedhore

Në Maqedoni, ka përfunduar fushata për zgjedhjet presidenciale e nga mesnata, ka nisur edhe heshtja zgjedhore. Kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka e përfundoi fushatën e tij me tubimin të enjten në Tetovë, ndërsa ai i LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski e mbylli dje me mitingje në Strugë e Ohër. Sot, një ditë përpara zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3600 të sëmurë e të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore. Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndër-etnike dhe politikat për rininë ishin temat kyç të fushatës presidenciale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …