Në Maqedoninë e Veriut me 62 vota pro dhe 51 kundër është votuar kabineti i ri qeveritar i Zoran Zaevit

Në Maqedoninë e Veriut me 62 vota pro dhe 51 kundër është votuar kabineti i ri qeveritar i Zoran Zaevit

Me 62 vota pro dhe 51 kundër, deputetët e kuvendit të maqedonas votuan qeverinë e re. Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër. Ndërkohë deputeti Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Për këtë arsye ai është izoluar në një hapësirë të posaçme të Kuvendit nga ku ka votuar për Qeverinë e re. Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …