leoni

Në mbledhjen e Komisionit hetimor për privatizim shqyrtohet plotësimi i listës së dëshmitarëve

Në mbledhjen e Komisionit hetimor për privatizim shqyrtohet plotësimi i listës së dëshmitarëve

Në mbledhjen e Komisionit hetimor për privatizim, anëtarët e komisionit kanë shqyrtuar plotësimin e listës së dëshmitarëve, deri në përfundim të afatit kohor që ka ky Komision. Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka kërkuar që në Komisionin hetimor të ftohet deputetja Mimoza Kusari-Lila, pasi që ajo ka akuzuar PDK-në, për procesin e privatizimit. Ndërsa bashkëpartiaku i Bytyqit, deputeti Sejdi Hoxha ka propozuar që edhe nga pjesa ndërkombëtare të rritet numri i dëshmitarëve. Tutje Hoxha ka thënë se janë bërë gabime për grumbullimin e materialeve hetuese për arsye se janë bërë në mënyrë individuale dhe jo si Komision. Kryesuesi i Komisionit, Hajrullah Çeku ka shtuar se për shkak kohës dhe dinamikës së punës disa prej intervistave të mbetura të konsiderohen si të përfunduara.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …