Në mbledhjen e tetë e dy qeverive Kosovë – Shqipëri, Kurti tha se po punohet në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët

Në mbledhjen e tetë e dy qeverive Kosovë – Shqipëri, Kurti tha se po punohet në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët

Në hapjen e kësaj mbledhje të përbashkët, kryeministri Albin Kurti ka thënë se si qeveri janë duke punuar në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët. Ai ka thënë se nga 127 marrëveshje të nënshkruara nga të dyja qeveritë, 75 prej tyre tashme janë zbatuar. Kurti ka thënë se është veti e këtyre mbledhjeve të përbashkëta që të flasim në gjuhën e rezultateve. Ai ka theksuar se bashkëpunimi Kosovës-Shqipëri nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë me intensiv në burimet njerëzore dhe natyrore. “Megjithëse një kohë ka pasur kufij ndarës të imponuar politikisht natyra nuk ka ditur për ta kur i ka shpërndarë burimet e saj zhvillimore në rajon”, është shprehur kryeministri Kurti. Kurti ka thënë se marrëdhëniet tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat është i garantuar. “Lërja për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esenciale politike, mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social. Anëtarësimi në BE mbetet synim i ynë i përbashkët”, ka deklaruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …