Në Merdarë u shënua Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur

Në Merdarë u shënua Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur

Në Merdarë u shënua Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur. Me këtë rast është  përuruar edhe një përmendore në shenjë nderimi për 1666 të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë të zhdukur që nga lufta e vitit 1999 Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, tha se përkujtimi i të pagjeturve nuk ndihmon asgjë për gjetjen e më të dashurve, por u shpreh se kjo ndihmon për t’i treguar botës për këtë problem. Ai tha se adresa për kërkimin e të pagjeturve është kufiri me Serbinë. Tubimi në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur u organizua nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …