tv dielli
Airport Adem Jashari
MIT
kek
Fillimi / Lajmet / Në Muzeun Kombëtar hapet ekzpozita kushtuar dy heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi
Në Muzeun Kombëtar hapet ekzpozita kushtuar dy heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi

Në Muzeun Kombëtar hapet ekzpozita kushtuar dy heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi

Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan – Qirez, më 28 shkurt – 1 mars 1998, ndërmjet njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të policisë kriminale serbe, është hapur ekspozita e studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Pas intonimit të himnit kombetar drejtori i Muzeut, z Ajet Leci vuri në pah jetën dhe veprën e dy Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi. 22 vite nga kjo betejë ne kujtojmë krimet e forcave çetnike serbe. Për këto masakra askush nuk doli para drejtësisë dhe as nuk u dënua ndokush.

Publicisti Zeqir Bekolli para të pranishmëve në mënyrë kronologjike paraqiti informacionet për Zonën e Drenicës. Ishte beteja e lavdishme e Likoshanit dhe Qirezit qe  lufta në Kosovë nisi me këto beteja ku u vranë 24 banorë për gjatë 26 orëve sa zgjati terrori shtetëror serb. Aty u përdorën helikopterë rrethimi ishte i hekurt, por UCK-ja, iu kundërpërgjigj ashpër. Asokohe kur unë isha aty pash vijën e gjakut. Disa nga trupat e të vrarëve policia i kishte marrë me vete. Pasi fotografova dëshmitë që ishin trishtuese takova edhe pjesëtarët të cilët kishin shpëtuar nga rrethimi. Policia kishte marrë 16 civil të vrarë me vete. Publicisti Zekolli që asokohe kishte shkruar për atë ngjarje, tregoi edhe për qëndresën e të gjallëve. Gazeta Bujku asokohe botoi raportin për masakrën së llahtarshme që kishte ndodhur. Fotot ia kishte dorëzuar edhe z. Gerbald i cili i kishte plasuar në CCN. Zekolli u bëri thirrje institucioneve që të ngritin sa më parë shtatore për dy heronjtë   përfundoi fjalimin e tij Zekolli.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj tha se këto ngjarje na kthejnë në kujtesë por edhe na obligojnë për të bërë atë që e meritojnë

Pjesëmarrës i betejës së betejës e Likoshanit dhe Qirezit, Zeqir Rexhepi përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi autorët e ekspozitës. Ai tha se unë nuk e pata fatin të fitoj pavdekësinë së bashku me heronjtë Rexhep Rexhepi dhe Beqir Rexhepi.

Në fund u recitua një poezi dhe u hap ekspozita për të pranishmit.

Studenti Edison Pipaj në emër të organizatorëve falënderoi autorët e ekspozitës.

Ekspozita do të qëndron e hapur deri më 4 mars.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj thotë se në këtë situatë më mirë do të ishte që Kosova të kishte qeveri të re se sa të shkojë në zgjedhje të reja

Haradinaj: Në këtë kohë më mirë do të ishte që Kosova të kishte qeveri të re se sa të shkojë në zgjedhje të reja

Kryetari në detyrë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin ...