Aleksander Vucic

Në përgjigjen e tij drejtuar kongresistëve amerikanë, Vuçiq tha: Shkruani ju rezoluta, por populli vendos, në Serbi

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas letrës së kongresistëve amerikanë drejtuar presidentit Joe Biden ku i kërkohet që ai të shqyrtojë futjen e një urdhri ekzekutiv për bllokimin e pronës dhe të pezullojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara ndaj atyre që destabilizojnë situatën në Ballkanin Perëndimor.  Vuçiq deklaroi sot pas marrjes së dozës së tretë të vaksinës në Panairin e Beogradit, se nuk kishte frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit “sepse nuk ka”. Në letër, ndër të tjera, thuhet se mediat pro-qeveritare në Serbi po avancojnë “në një marrëdhënie të dobishme reciproke me qeverinë”, si dhe se punët e kompanisë shtetërore Telekom Serbia janë “të mbuluara me fshehtësi”. “Shkruani rezoluta, shkruani deklarata, shkruani çfarë të doni, në fund të gjithë jemi para qytetarëve të Serbisë dhe janë ata që marrin vendimin përfundimtar” ka saktësuar, Vuçiq në përgjigjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …