Në prag të fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit BI në Skenderaj dhe komuna ndajnë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë  

Në prag të fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Skenderaj, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, kanë filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet që kanë vështirësi financiare dhe kushte jo të mira. Drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka thënë se ky aktivitet po zhvillohet pak ditë para fillimit të Ramazanit, ku kjo mbështetje do të lehtësojë sadopak gjendjen e familjeve që nuk kanë gjendje të mirë ekonomike.

Kjo mbështetje përfshinë nga një pako për 200 familje, ku secila prej tyre përmban gjëra ushqimore në vlerë prej 100 eurove.

Drejtoresha Hasani-Ibrahimi ka falënderuar Këshillin e Bashkësisë Islame, për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Komunën e Skenderajt, duke u dal në ndihmë kategorive të ndjeshme të shoqërisë sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …