leoni

Ministrat e Jashtëm: Mevlut Çavushoglu, Sergej Lavrov e Dimitri Kuleba po takohen në Turqi për bisedime lidhur me Ukrainën

Mevlut Çavushoglu: Turqia po bën çmos për të arritur një armëpushim të përhershëm ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës

Duke bërë me dije se një takim në nivel ministrash të jashtëm mund të mbahet në vazhdim të negociatave të zhvilluara më 29 mars në Stamboll, kryediplomati turk saktësoi se “ky takim mund të jetë brenda 1-2 javësh dhe liderët: Putin-Zelensky, do të takohen nëse ministrat e jashtëm bien dakord”. Çavusoglu u ndal gjithashtu mbi rolin e mundshëm të Turqisë  si shtet garantues në një marrëveshje paqeje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë duke thënë se të marrë përsipër këtë rol nuk do të thotë detyrimisht të hysh në luftë. Komentet se Turqia  do të hyjë menjëherë në luftë në Ukrainë dhe   do të dërgojë trupa atje,  nuk pasqyrojnë realitetin. Në vijim, Çavushoglu tha se pas fillimit të luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës më 24 shkurt, blerjet e gazit natyror rus nga Turqia kanë rënë nga 50% në nën 40%.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …