Brickos

Christopher Hill

Christopher Hill: Serbia është ndryshe prej kohës kur isha në Beograd herën e fundit

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur për media pasi ka arritur në Beograd. Hill ka thënë se s’ka qenë për një kohë të gjatë në Serbi dhe ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet brezi i ri i njerëzve në Serbi dhe perspektiva e re e këtij shteti. Serbia është ndryshe prej kohës kur isha në Beograd herën e fundit. “Unë s’kam qenë për një kohë të gjatë këtu. Më duhet të mësoj shumë për Serbinë. Më duhet të dëgjoj shumë dhe do të filloj nga sot, kur do ta kem mundësinë të marr letrat kredenciale nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka thënë Hill.  Nuk më ka rënë të merrem me situatën këtu për dekada, gjë që është arsyeja pse duhet të kuptojë gjeneratë e re të njerëzve, disa prej të cilëve s’kanë qenë as të lindur kur unë isha bë Beograd më herët”, ka thënë ai.

I pyetur për ardhjen e tij në kohë fushate dhe në prag të zgjedhjeve në Serbi, z. Hill ka thënë se ka ardhur sa më shpejt që ka mundur, duke theksuar procedurat që kanë zgjatur pothuajse 9 muaj në Amerikë dhe ka potencuar se ardhja e tij në këtë kohë s’ka kurrfarë lidhshmërie me zgjedhjet në Serbi. “Unë do të punoj për të vendosur paqe në Evropë”, ka thënë ambasador Hill, duke shtuar se duhet të kuptohet që lufta në Ukrainë është çështja kryesore sot në botë që ka ndikim tek të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja Duda Bale, e ka paraqitur një rast prekës të një gruaje e cila është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Deputetja Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nëse kërkohet një vendim i tillë

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka deklaruar se do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të …