Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: Respektojnë qëndrimet e shprehura nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj lidhur me veteranët dhe Albin Kurtin

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, thotë se respektojnë qëndrimet e shprehura nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në raport me veteranët dhe kryeministrin Albin Kurti. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar e kryeministrit Kurti. Qeveria është e obliguar të zbatojë ligjet e Kuvendit për veteranët. Albin Kurti duhet të lexojë dhe zbatojë ligjin. Sa i përket benificioneve të veteranëve, ligji e thotë qartë se ato nuk mund të jenë nën pagën minimale pavarësisht implikimeve buxhetore. Ndërsa për invalidët dhe familjet e dëshmorëve, benificioni i këtyre kategorive është 220 për qind  mbi pagën minimale. Xhavit Jashari thotë se veteranët nuk kanë frikë nga procesi i verifikimit.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …