leoni

Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se mund të marr pjesë në protesta bashkë me veteranët

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se mund të marrin pjesë në protesta bashkë me veteranët. ‘Do të provojmë politikisht që Brenda seancave të përfshijmë veteranët në rritjen e pagave. Por nëse se kjo qeveri ka ndonjë qëllim ndaj kësaj kategorie dhe nuk i përfshinë në rritjen e pagave, ne do të jemi me veteranët”, deklaroi Berisha. Qeveria ka propozuar që paga minimale nga 170 euro sa është aktualisht, të rritet në 264 euro. Për shkak se Ligji aktual për veteranët kushtëzon që pensioni i tyre nuk mund të jetë më i ulët se paga minimale, qeveria ka iniciuar ndryshimin e tij duke mos përfshirë në rritje këtë kategori. Sipas draftit të ligjit qeveria ka lënë hapësirë që pagesa për veteranët të rregullohet me ligj të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …