Brickos

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj filloi Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2023”

Sonte në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj filloi Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2023”, në të cilin për tri net më radhë adhurues të folklorit shqiptar, do të kenë mundësi të kënaqen me këngë të mirëfillta shqiptare, të kënduara nga rapsodë të shquar të trevave shqiptare, të cilët e begatojnë edhe më shumë këtë ngjarje të madhe artistike, që e ruan vlerën dhe trashëgiminë e folklorit të pasur. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, pasi u ka uruar suksese pjesëmarrësve, e ka shpallur të hapur festivalin, në fund të të cilit, juria profesionale, do të nxjerr këngën fituese për çmimin e madh “Kulla e Jasharëve”.

May be an image of speaker

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …