Brickos

PSD-ja ka paralajmëruar protestë kundër vizitës në Kosovës të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

PSD-ja ka paralajmëruar protestë kundër vizitës në Kosovës të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

Partia Social Demokrate ka paralajmëruar se do të mbaj protestë kundër vizitës në Kosovës të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se mes shkaqeve të shumta që i kanë sghtyrë ata të protestojnë kundër kësaj vizite, është edhe vendimi i fundit i kësaj gjykate për ndalimin e vizitave, i cili është vendim skandaloz dhe shkelje e të drejtave të njeriut. “Me datën 29 nëntor në ora 14:30 në hotel Sirius është paraparë të vie kryetarja e Gjykatës Speciale. Siç e dini çdo vizitë të saj PSD-ja e ka kundërshtuar duke u bazuar në parimin që kjo gjykatë është gjykatë e cila nuk respekton rendin kushtetuese e demokratik të Kosovës. Vepron jashtë tij, dhe simbolet e Kosovës nuk i ka fare. Në anën tjetër përveç persekutimit, është intensifikuar persekutimi i padrejtë e arbitrar prej konfiskimit të telefonave të qytetarëve që kanë qenë pjesë e luftës, deri te bastisjet në mënyrë të paligjshme. Ajo që mundemi me thënë e që bëjmë thirrje kjo vizitë është e papranueshme, e patolerueshme, dhe zonja në fjalë është jo e mirëpritur në Kosovë. Nuk besojmë që mund të sillemi normalisht karshi një gjykate që nuk është normale” ka theksuar kryetari i Partia Social Demokrate, Dardan Molliqaj.

___________________________________

Gjykimi i krerëve të UÇK-së po vazhdon me shumë skandale.
Atyre tash iu janë ndaluar edhe vizitat nga familja dhe miqtë.
Kryetarja e Gkykates, znj. Trendafilova ka paralajmëruar vizitë ne Kosove. Kjo gjykatë është politike dhe nuk sjellë drejësi.
Prandaj të mërkuren, me 29 nëntor, në ora 14:00 përballë hotel Sirius në Prishtinë, PSD fton qytetarët në protestë, kundër kësaj vizite të padëshiruar.
UÇK nuk mund të gjykohet!

PSD-ja ka paralajmëruar protestë kundër vizitës në Kosovës të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …