Në QKMF të Skënderajt është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të Mjekësisë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt është mbajtur ceremonia e certifikimit të studentëve të mjekësisë, me ç’rast janë ndarë edhe certifikatat për punë profesionale.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe zyrtarë tjerë të organeve të pushtetit lokal.

Kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, duke i ndarë certifikatat për studentë që ndjekin studimet në kolegje të ndryshme, i kanë përgëzuar ata, për përfundim të suksesshëm të punës praktike profesionale.

Pas këtij procesi, studentët tani mund të aplikojnë për licencë si profesionistë shëndetësorë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …