Në Rahovec është shënuar Dita e Bibliotekës Komunale ,,Sulejman Krasniqi”

Në Rahovec në ditëlindjen e atdhetarit dhe shkrimtarit tonë të madh, Sulejman Krasniqi, është shënuar Dita e Bibliotekës Komunale e cila me nderë mban emrin e tij. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili ndër të tjera tha: Duke nderuar jetën dhe veprën e atdhetarit dhe shkrimtarit tonë të madh, Sulejman Krasniqi, e shënuam këtë ditë me një takim mes familjarësh të shkrimtarit Sulejman Krasniqi dhe krijues e bashkëpunëtorë të tij. Kuvendi i Komunës së Rahovecit, më 30 prill 2019, me propozimin tim si Kryetar i Komunës, ka miratuar ndarjen e çmimit “Sulejman Krasniqi” për krijimtari letrare, të cilën sot e kemi ndarë për herën e parë, dhe po ashtu ndamë Mirënjohje për të gjithë ata dhurues të librave që pasuruan fondin e Bibliotekës sonë. Uroj që po me këtë motiv të vazhdohet duke e nderuar kujtimin për veprën e tij atdhetare, si dhe krijimtarinë e shkrimtarit dhe publicistit Sulejman Krasniqi, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …