Brickos

Në Rahovec, nis edicioni i 18-të i Festës së Vjeljes së Rrushit-Hardh Fest 2019

Me moton “Një gotë për mot” zyrtarisht është bërë hapja e Festës së Vjeljes së Rrushit “HardhFest 2019” në Rahovec, festë kjo e cila bënë promovimin e kulturave bujqësore, respektivisht vreshtave, rrushit si dhe produkteve të rrushit dhe promovimi i turizmit, trashëgimisë kulturore, të cilat janë të shumta në Komunën e Rahovecit. Me aktivitete të shumta, për tri ditë me radhë, 16, 17 dhe 18 të këtij muaji, “Konaku” i Rahovecit do ofroj aktivitet të shumta për vizitorët e sajë. Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore” Krusha”, Fahrije Hoti si nikoqire për këtë  vit në “HardhFest” tha se askush më mirë se kjo festë nuk mund t’i prezantojë vlerat e vendit tonë. Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se festa e rrushit i  bashkon të gjitha palët e interesit që të jenë më aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore për promovim të vlerave të shtetit të Kosovës. “Festa e vjeljes së rrushit e njohur tashmë si ,,HardhFest”, me të drejtë është festë për të gjithë ne, festë e merituar për të gjithë bujqit e vyeshëm dhe punëtor të komunës së Rahovecit. Ky organizimi nga viti 2001 dhe ndër vite ka identifikuar rajonin tonë vreshtar dhe tani duke e shndërruar në festë nacionale të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por jo vetëm të këtij vendi. Aktivitetet që do të organizohen gjatë këtyre tri ditëve janë të shumta dhe që ofrojnë kohë kualitative për qytetarët e Kosovës dhe turistët nga vendet e shumta, të rajonit dhe botës. Kjo festë ofron për fermerët, vreshtarët, artistët, rininë, njerëzit e këtyre zonave dhe të gjitha palët e interesit që të bëhen më aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore në promovimin e vlerave tona”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi. Hashim Thaqi, President i Republikës së Kosovës ka thënë se sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Rahovecin, është një ditë e veçantë për Kosovën dhe më gjerë për rajonin, sepse vera e Rahovecit sot gjendet kudo në botë, Kosovë, në rajon dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, prandaj sot jemi të gjithë kështu së bashku për tu uruar e përgëzuar në këtë festë ‘HardhFest’, një festë kjo e rëndësishme për të uruar të gjitha të mirat juve për punën tuaj që nuk kurseni asgjë me djersën tuaj ta zhvilloni vendin dhe ta rindërtonin dhe të keni sukses. Kurse Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta deklaroi se vera e Rahovecit po zë vend çdo ditë e më shumë edhe në tregun shqiptar. Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaftë e famshme në tregjet ndërkombëtare dhe jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri gjithnjë e më shumë po ecën dhe po zë hapësirë gjithnjë e më të merituar dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi që edhe unë do doja të ndaja me të gjithë ju sot së bashku dhe shpresoj që edhe shkëmbimet midis Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej në të gjitha aspektet e në radhë të parë për sa i takon prodhimeve të bujqësisë, për sa i takon zhvillimit të agro -turizmit mund të mësojmë shumë nga njëri tjetri sidomos në këto fusha Shqipëria edhe më shumë nga Kosova, pasi na duhet të bëjmë shumë më tepër për të vënë në lëvizje të gjitha ato potenciale të jashtëzakonshme që kanë vendet tona. Ndërsa, kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë me politika fiskale, e lirimet tatimore pasi vetëm në këtë mënyrë Kosova do të shënojë rezultate të prekshme si rasti i Rahovecit. “Është me rendësi të mbesim të fokusuar tek politika fiskale, lirimet tatimore, tek përkrahje e fermerëve, e vreshtarëve e pemëtarëve për shkak se nëse mbesim në këtë fokusim atëherë vetvetiu do të kemi më shumë rezultate. E vërteta është se deri tani ka rezultate dhe ja këto janë rezultatet që i shohim në Rahovec, dhe këto na inkurajojnë që të vazhdojmë me këto politika fiskale, me lehtësime tatimore me përkrahje të prodhuesve, por edhe të prodhimit vendor është tepër me rëndësi. Na vyen me shkua më përpara edhe me gjyqësor kredibil për shkak se duhet me fitua oferta më e mirë, kualiteti më i mirë, cilësia e më e mirë e jo të dominoj instrumentet tjera, duhet të jemi të sinqertë ndaj vetës, pra duhet t’i eliminojmë ato dukuri, ato veprimtari, ato mangësi që i kemi në shoqëri të gjitha edhe korrupsionin“, është shprehur Kryeministri Haradinaj. Në ceremoninë e hapjes së festës së verës “HardhFest” u shpallën edhe vreshtarët më të mirë dhe ata janë: Enver Haxhimustafa, Samir Hoxha, Bilall Dërguti, Eqref Rama, Fitim Hamza, dhe Ramadan Hajda.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …