leoni

Në Rahovec vaksinimi anticovid po vazhdon edhe të dielave

Komuna e Rahovecit me në krye kryetarin Smajl Latifi, po vazhdon me sensibilizimin e qytetarëve për tu vaksinuar në mënyrë që të kalohet sa ma lehtë kjo pandemi. Me iniciativën e kryetarit Latifi dhe në bashkëpunim me QKMF-në, ka filluar të bëhet vaksinimi edhe ditën e diele. Këtë të diele është organizuar vaksinimi edhe për ata pak mësimdhënës, të cilët akoma ishin të pa vaksinuar me dozën e parë të vaksinës anticovid! Me këtë rast kryetari Latifi gjatë vizitës që i bëri stafit shëndetësor në qendrën e Vaksinimit, i falënderoi ata për punën e madhe që po bëjnë në luftimin e kësaj pandemie, duke e rritur numrin e të vaksinuarve me vaksinën anticovid, ai tha se do ta kenë mbështetjen e pa rezervë të tij dhe komunës deri në arritjen e qëllimit, që është vaksinimi i të gjithë qytetarëve në mënyrë që të mposhtet ky virus që po merr jetë njerëzish çdo ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …