Në rrugën ,,Presheva’’ në Deçan do të behet kanali i ujitjes dhe kubëzimi

Falë investimeve të vazhdueshme të Komunës së Deçanit, rrugët e lagjeve të qytetit të Deçanit po modernizohen dhe rrjedhimisht lagjet po zbukurohen.

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj, me bashkëpunëtorë  kanë nisur punimet për kubizmin e rrugës  Presheva (Lagjja e Osajve )në qytetin e Deçanit e cila rrugë ndahet në dy segmente.

Kryetari Cacaj më këtë rast tha se kjo rrugë do të ndahet në dy segmente dhe është parapa edhe punimi i kanalit në hyrje të rrugës.

Pasi ka pa nga afër punimet, ai është shprehur shumë i kënaqur me punimet që po bëhen në rrugët e lagjeve të qytetit, duke theksuar se investimet që janë bërë në infrastrukturën e Deçanit viteve të fundit, e kanë ndërruar pamjen e qytetit. Me investime te tilla do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Sipas dinamikës së punimeve kjo rrugë do të përfundohet ka fundi i muajit Nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …