Në Samitin e Zagrebit u konfirmua përkushtimi i BE-së për perspektivën evropiane të rajonit për një të ardhme evropiane

Në Samitin e Zagrebit u konfirmua përkushtimi i BE-së për perspektivën e rajonit për një të ardhme evropiane

Pas më shumë se tri orë e gjysmë diskutimesh në pasditën e të mërkurës ka përfunduar samiti i liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, i zhvilluar nëpërmjet videolidhjeve. Në fund të Samitit të Zagrebit, i cili për shkak të pandemisë së koronavirusit u zhvillua në mënyrë virtuale dhe jo në kryeqytetin kroat, liderët nxorën një dokument të përbashkët të emëruar “Deklarata e Zagrebit”, përmes së cilit konfirmohet edhe një herë përkushtimi i BE-së për perspektivën evropiane të rajonit si dhe përkushtimi i këtyre vendeve për një të ardhme evropiane si zgjedhje e tyre strategjike. Kosova u përfaqësua nga kryetari Thaçi i cili gjatë këtij samiti ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ai, po ashtu, ka kërkuar që BE-ja urgjentisht të marrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …