Në seancën e sotme gjyqësore kundër kreut të luftës së UÇK-së, në Hagë, është paraqitur një femër, dëshmitare e mbrojtur

Në seancën e sotme gjyqësore kundër kreut të luftës së UÇK-së, në Hagë, është paraqitur një femër, dëshmitare e mbrojtur. Gjykata Speciale ka treguar se dëshmitarja së parë kundër ish-krerëve të UÇK-së, është marrë në pyetje dy herë nga Prokuroria. Gjatë seancës së mbyllur, dëshmitarja iu përgjigjur disa pyetjeve të cilat sipas gjykatës do të mund të ndikonin në zbulimin e identitetit të saj. Kjo është edhe arsyeja pse një pjesë në fillim të seancës ka qenë e mbyllur për publikun. Dëshmitarja e mbrojtur ka dhënë betimin e saj se do ta thotë vetëm të vërtetën gjatë marrjes në pyetje nga prokurori. Pas sqarimit të disa dokumenteve shtesë që i kishte pranuar gjyqtari, Matthew Halling prokurori i rastit ka kërkuar që i gjithë procesi i marrjes në pyetje të dëshmitares të kalojë në seancë të mbyllur.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në PZAP

Ish deputetinga radhët e Partisë Demokratiktë Kosovës, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka dorëzuar një …