leoni

Emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, arrin sot në Tiranë, për një vizitë zyrtare

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qëndron sot në Tiranë, për një vizitë zyrtare. Gjatë vizitës në Shqipëri, pritet të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit, por edhe me  përfaqësues të opozitës. Escobar do të takohet me kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj, pastaj  me kryeministrin, Edi Rama. Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn si dhe me deputetët e PD-së Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku. Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroaziatike, zonjën Donfried.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: PDK-ja është gati për zgjedhje, Bedri Hamza konsiderohet si kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Pas takimit midis kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, nënkryetarja e PDK-së, …