Në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u nderua me mirënjohje në Kaçanik

Në shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ali Ahmeti u nderua me mirënjohje në Kaçanik, një qytet simbol i luftërave për liri dhe pavarësi. Ahmeti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vlerësua për kontributin e tij të madh në çlirimin dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit Ceremonia e nderimit u mbajt në sallën historike ku u shpall Kushtetuta e 7 Shtatorit 1990. Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, dorëzoi mirënjohjen duke theksuar rolin e madh të Ahmetit si një lider dhe patriot i shquar i kombit shqiptar. Ky nderim për Ali Ahmetin vjen në një kohë kur figura e tij vazhdon të jetë një simbol i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …