Në sheshin “Adem Jashari” po mbahet panairi me punime artizanale dhe prodhime vendore

Në sheshin “Adem Jashari” po mbahet panairi me punime artizanale dhe prodhime vendore, i cili do të jetë i hapur për gjashtë ditë radhazi.

Gjatë vizitës në panair, kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, së bashku me nënkryetarin, z. Fadil Nura, drejtoreshën Besarta Meha-Ademi dhe zyrtarë të tjerë komunalë, kanë parë nga afër punën, kreativitetin dhe produktet e bizneseve, prodhuesve dhe artizanëve tanë lokalë.

Ky panair është një mundësi e rëndësishme për promovimin e produkteve vendore dhe krijimin e hapësirave të reja për bizneset tona, ndërsa vizita e qytetarëve është një nga mënyrat më të mira për t’i mbështetur drejtpërdrejt prodhuesit dhe artizanët.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar ndaj përkrahjes së iniciativave që fuqizojnë bizneset lokale, promovojnë prodhimin vendor dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ftesë për seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Deçanit

Komuna e Deçanit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, njofton anëtarët e Kuvendit …