The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

Turizmi shënon rritje të fortë në qershor, udhëheqin vizitorët e huaj dhe bregdeti

Sektori i turizmit në Shqipëri ka regjistruar një ecuri mjaft pozitive gjatë muajit qershor, ku numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike u rrit me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT-i, kjo rritje është pasuar edhe nga një shtim i netqëndrimeve me 9.8%. Peshën kryesore në këtë zgjerim e mbajtën vizitorët e huaj, numri i të cilëve pësoi një rritje prej 20.6%, ndërsa pushuesit rezidentë shënuan një rritje më të moderuar prej 7%.

Destinacionet bregdetare mbeten zgjedhja kryesore për të huajt, ku numri i tyre arriti në mbi 323 mijë, duke shënuar një rritje mbresëlënëse prej 27.4% me bazë vjetore. Nga ana tjetër, zonat jobregdetare panë një ecuri më stabilizuese me një rritje prej 5.7%. Sa i përket llojit të akomodimit, hotelet vazhdojnë të presin pjesën më të madhe të udhëtarëve, çka ka çuar edhe normën e shfrytëzimit të dhomave në 41.3%. Sa i përket gjeografisë së hyrjeve, Kosova vijon të kryesojë si tregu kryesor me 15% të totalit të vizitorëve të huaj, e ndjekur ngushtë nga Italia me 14% dhe Polonia me 13%, ndërsa Franca dhe Gjermania plotësojnë hartën e tregjeve kyçe me nga 7% secila. Operatorët shpresojnë që ky ritëm pozitiv të vijojë deri në mbyllje të sezonit veror.

Kontrolloni gjithashtu

Një javë plot me jetë në QKUK: 157 foshnja erdhën në jetë

 Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK gjatë javës së kaluar janë realizuar 152 …