leoni

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e përurua pllaka përkujtimore për vizitën e delegacionit të SHBA-ve

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë e përurua pllaka përkujtimore kushtuar përkujtimit të 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që po vizitonte vendin tonë, i kryesuar nga senatori, Bob Dole. Gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore, ministrja e  Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla theksoi se është 30 vite më parë, delegacioni i senatit Amerikan nën masa të rrepta të sigurisë të forcave serbe ka ardhë e ka vizituar Kosovën dhe ka bërë me dije se demokracia dhe liria për popullin shqiptar po vjen dhe kjo shënon kthesën e madhe për liri dhe pavarësi të Republikës së Kosovës. Ndërkohë po sot, është hapur edhe një ekspozitë me fotografi me rastin e tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga senatori Bob Dole.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëm qeveria mund ta shtyjë rritjen e çmimit të rrymës – kërkohet subvencion prej 50 milionë euro

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar pas një takimi me Zyrën e Rregullatorit për …