Posta e Kosovës

Në shkarkimin e drejtuesve të Postës nga Qeveria e shkarkuar merr pjesë edhe Policia e Kosovës

Krye-shefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdia, ka thënë se Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behgjet Maliqi. “Veglat politike të pushtetit, nën vëzhgimin e policisë, ndërhynë paligjshëm në Postën e Kosovës. Njoftoj opinionin publik dhe të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës se sot Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike duke marrë vendim të paligjshëm dhe të pabazuar në asnjë fakt për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor Financiar, Behxhet Maliqi”, ka shkruar ai. Ai thotë se përveç kësaj, rreth gjysmë ore pas fillimit të takimit, dhjetëra policë kanë shkuar para hyrjes së Postës dhe të tjera brenda Postës, pranë derës së zyrës ku mbahej takimi. Sipas tij, Posta nuk ka ftuar policinë sepse nuk ka pasur asnjë arsye.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …